Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu: Lojtarët e mi kujtojnë se po luajmë tenis, nuk po e gjejmë defektin

schedule15:57 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 15:57 - 13 Dhjetor, 2020

Kastrioti u mund nga Bylisi dhe pas ndeshjes trajneri Ramazan Ndreu në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Është e vërtetë, është e treta ndeshje që e nisim keq lojën. Nuk po e gjejë defektin. Ndoshta lojtarët mendojnë se është tenis dhe del 8-2.

Nisje e keqe, kemi edhe lodhje, ndërkohë që kemi edhe mbrojtës në moshë të madhe. Nuk kemi çfarë bëjmë tani. Në pjesën e dytë dominuam, por humbëm. Në fund ishim pranë barazimit”.

“Të gjitha ekipet janë të forta. Bylisi dha maksimumin. Kjo javë që vjen na shërben për t’u rikuperuar. Nuk i kemi kapacitete të përballojmë tre ndeshje në javë. Kur skuadra reagon ma heq pak atë dhimbjen. Jam optimist për të ardhmen”.

“Kemi pak lojtarë, Rami nuk luante dot në të majtë. E futëm se nuk kishim çfarë të bënim. Mbrojtësi i djathtë, Deliaj, menduam se e kishte freskinë të luante. Rezultoi që nuk u orientua dhe nuk doli mirë. Pastaj bëmë ndryshime dhe krijuam stabilitet në mbrojtje. Do të thosha që kemi pak lojtarë dhe detyrohemi t’u ndryshojmë pozicionet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!