Apolonia nuk mundi t’i bëjë ballë Tiranës sot, teksa u mund me shifrat 3-0. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i fierakëve, Nikolin Çoçlli. Ai nuk e fsheh zhgënjimin dhe ia vë theksin edhe cilësisë më të madhe të Tiranës.
“Humbja sjell zhgënjim, por edhe mënyra sesi vjen më sjell pesimizëm. Gabojmë në momente deçizive. Dalin nga detyrat, nuk krijohen ekuilibrat dhe ndëshkohemi. E kishim ndërtuar lojën me të njëjtin sistem, gabuam dhe më pas nuk mund ta kthesh rezultatin ndaj Tiranës.
Skuadra duhet të marrë iniciativa kur është në mbrojtje, por duhet kujdes. Në fund kualiteti bën diferencën është shumë e rëndësishme në të tilla situata. Nuk ishim në kohë për të kapur kundërshtarin në rastet e golave.
Te rasti i Muçit ishte aftësia e tij dhe hezitimi i lojtarëve tanë, ku nuk ishte dikush për të brë një ndërhyrje të saktë dhe bërë diçka të mirë”, përfundoi Çoçlli. /abcnews.al