U bë baba më 28 Nëntor, Gold Ag ndan foton e parë me të birin

schedule15:20 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 15:20 - 13 Dhjetor, 2020

Gold Ag u bë baba për herë të parë në 28 Nëntor, të cilin e pagëzoi me emrin Gueril. Artisti publikoi një foto të vogëlushit, ndërsa shprehej i lumtur që djali i tij erdhi në jetë në një datë të shënuar për shqiptarët. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka zbuluar dhe domethënien e emrit të tij.

Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. UÇK ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve.”, u shpreh ndër të tjera Goldi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Ndërkohë, pak orë më parë autori i hitit “Shqiptar” ka publikuar një tjetër fotografi, ku shfaqet duke mbajtur në krah të birin. “Guerili i babit ❤️”, ka shkruar Gold Ag krahas fotos së ëmbël. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!