Borussia Dprtmund nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Bundesliga, teksa renditet vetëm në vendin e pestë pas 11 javësh.
Jo vetëm kaq sepse mbrëmë skuadra verdhezi pësoi një humbje të turpshme në shtëpi me shifrat 1-5 ndaj skuadrës së Stuttgart.
Pikërisht kjo humbje ka qenë edhe ajo, që ka thyer gjithçka dhe klubi ka vendosur në lidhje me trajnerin. Lucien Favre nuk do të jetë më trajneri i Borussia Doprtmund.
Të paktën ky është ajo që Bild raporton, teksa pritet të lajmërohet në mënyrë zyrtare vendimi i klubit verdhezi. Dortmund është kualifikuar në fazën e 1/16-ave të Champions League. /abcnews.al