Ndarja nga jeta e një tjetër mjeku, Meta: Boshllëku i krijuar do të ketë pasoja

schedule13:32 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 13:32 - 13 Dhjetor, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kercit, ku thekson se e humbja e tij dhe disa mjekëve të tjerë, kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.

Meta ndër të tjera në postimin e tij shkruan se duhet siguruara sa më parë vaksina ku prioritet të jetë personeli mjekësor, ndërsa kërkon për ta shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar.

Reagimi i plotë:

Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.

Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.

Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.

Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor.

Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre.

Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor.

Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar.

Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë.

Çdo investim në këtë drejtim, ështe investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shendetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!