Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, më në fund vendosi të thyejë heshtjen përsa i përket së ardhmes së tij. Ditët e fundit janë shtuar së tepërmi zërat për një largim të mundshëm nga “Old Trafford”, sidomos pas deklaratave të agjentit të tij, Mino Raiola.
Megjithatë, kampioni i Botës me Francën reagoi përmes një postimi në “Instagram”, ku tregoi dhe një herë përkushtimin e tij ndaj “Djajve të Kuq”. Ai e la të hapur derën për një largim nga United, por thekson se tashmë ai është i përqëndruar vetëm tek ata.
“Unë gjithmonë kam luftuar dhe do të luftoj gjithmonë për Manchester United, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët. ‘Bla bla bla’ nuk është e rëndësishme. E ardhmja është larg, sot është ajo që ka rëndësi dhe unë jam i përfshirë 1000%!.
Së bashku gjithmonë jemi të fortë… Gjithçka ka qenë e qartë midis klubit dhe vetes simë që në fillim dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Kur nuk e dini se çfarë ndodh brenda, më mirë mos flisni”, përfundon Pogba shkrimin e tij krahas fotos. /abcnews.al