Vrasja e Klodian Rashës, të rinjtë krijojnë website: A duhen larguar Rama dhe Ardi Veliu

schedule22:28 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 22:28 - 12 Dhjetor, 2020

Vrasja të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka sjellë një reagim të madh mbarëpopullor. Së fundmi disa të rinj kanë hapur edhe një website ‘unjamklodiani.com.’

Në faqen e tyre janë publikuar tre sondazhe ku pyeten qytetarët nëse duan apo jo largimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, ndërkohë që për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj pas largimit nga posti, sondazhi është mbyllur.

Prej katër ditësh të rinjtë në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit kanë dalë në protesta për vrasjen e Rashës duke sulmuar disa institucione në shenjë revolte.

Efektivi i Policisë Nevaldo Hajdaraj që qëlloi për vdekje Rashën pas ndjekjes për shkak të orës policore është sot pas hekurave./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!