Në Berat ditën e sotme janë regjistruar disa raste me koronavirus në shumë institucione, shkolla, kopshte, farmaci dhe polici.
Covid-19 rastet e zbardhura për qytetin e Beratit janë si më poshtë:
-1 mësuese në shkollën profesionale “Kristo Isak”.
-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Xhemal Çekini” në Uznovë.
-2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.
-1 infermiere shkolle.
-1 edukatore në çerdhen nr.1.
-1 infermiere në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat.
-1 polic në DPV Berat.
-1 punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore.
-1 restaurator në Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës.
-1 farmaciste në farmaci bujqësore.
-1 ekonomiste.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë./ db/Abcnews.al