Shtyhet gjyqi për Shkëlqim Mirin

schedule15:17 - 18 Korrik, 2018

schedule 15:17 - 18 Korrik, 2018

Seanaca e parë e themelit për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion, u shty nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Relatori i çështjes Ardit Mustafaj më herët kishte paraqitur dorëheqjen e tij për shkak se ka njohje me Mirin dhe po kështu ka edhe lidhje gjaku me gruan tij.

Këto kërkesa nuk u pranuan nga kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimete të Rënda. Ndërkohë prokurori i çështjes, Klodian Braho, u shprehur se kërkon kohë që të njihet me këtë zhvillim të ri.  Shkëlqim Miri, ish-gjyqtar i Apelit të Tiranës, u arrestua me urdhër të prokurorisë në Nëntor të vitit të kaluar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën 34 milionë lekë. Sipas prokurorisë, gjyqtari i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje, të akuzuarit Gentjan Doda./abcnews.al