Kujtimet nga derbi i parë, Vinicius: Donin të më kafshonin, nuk kam humbur kurrë ndaj tyre

schedule13:16 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 13:16 - 12 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, ka kujtuar derbin e tij të parë në prag të përballjes me Atletico Madrid mbrëmjen e sotme. Në një prononcim për “Marca”, ai kujton sfidën me ekipin B të rivalëve si dhe beson tek fitorja e radhës në derbi.

“Mendoja se rivaliteti do të ishte më i theksuar midis ekipeve të para, por ekipi B i Atleticos më kanë shkelur më shumë se 20 herë. Madje ata u përpoqën dhe të më kafshonin. Në atë kohë mendova se nuk ishte asgjë, por pasi pashë videon u binda dhe bëra një hap pas”, kujton braziliani.

 

“Që kur kam ardhur te Real Madrid nuk kam humbur asnjë ndeshje kundër Atleticos. Shpresoj që kjo statistikë të vazhdojë të jetë kështu në karrierën time dhe besoj se dhe sonte do të shkojë gjithçka mirë”, përfundon Vinicius, i cili ka qenë titullar në ndeshjet e fundit për madrilenët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!