Deputeti Kujtim Gjuzi deklaron se ka informacione të sigurta se efektivi i policisë që vrau të riun Klodian Rasha në datë 8 Dhjetor ka qenë nën efektin e drogës. Gjuzi thotë se i riu është rrahur dhe dhunuar barbarisht nga “skuadra e pushkatimit te shtetit “junte ushtarake”.
“Punonjesi i policise se shtetit qe vrau te riun K.R me date 08.12.2020 ora 01:44 ka qene nen efektin e droges, per kete prokuroria e pergjitheshme dhe gjykata duhet te gjithe skuadres se pushkatimit t’u beje testin e droges dhe alkoolit.
I riu K.R i vrare pas shpine nga shteti dhe shtetaret e tij kriminele nuk kane qene ne kushtet e vetembrojtjes ekstreme por me pare se te vritej i riu K.R. eshte rrahur dhe dhunuar barbarisht nga skuadra e pushkatimit te shtetit “junte ushtarake” e general Edvin Kristaq Gedaf Rama” shkruan ai ndër të tjera. Pas vrasjes së të riut prej tre net janë zhvilluar protesta në Tiranë dhe rrethe./ db/Abcnews.al