Në Durrës protesta ka agravuar, pasi grupi i qytetarëve kanë hedhur koshat e plehrave në rrugë duke u vendosur më pas zjarrin. Gjithashtu protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë.
Disa të rinj janë shoqëruar deri tani, ndërsa operacioni i policisë vazhdon.
Protestë është zhvilluar edhe në qytetin e Pogradecit, por nuk janë shënuar incidente. / db/Abcnews.al