Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj njofton se ka firmosur marrëveshjen me ambasadorin gjerman për rindërtimin e tre objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar në Durrës dhe Kamëz.
“Firmosëm sot me Ambasadorin gjerman Peter Zingraf dhe drejtorin e KfW Bjorn Thies marrëveshjen për rindërtimin e tre objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar në Durrës dhe Kamëz, që do të financohen nga qeveria gjermane përmes grantit 11 milionë euro të angazhuar në Konferencën e Donatorëve në muajin shkurt. Shkolla Rexhep Mezini në Durrës dhe Hillary Clinton e Sulejman Elezi në Kamëz do të rindërtohen me standardet më të mira europiane, sipas parimeve “Build Back Better” dhe të eficencës energjetike, një tjetër element i rëndësishëm prezent në projektet afatgjatë të qeverisë gjermane dhe KfW në Shqipëri. Mirënjohje qeverisë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer për Shqipërinë” shkruan ai./ db/Abcnews.al

