Meta kthen projekt-buxhetin e vitit 2021, Panariti: Pa plan për pandeminë, rrit shpenzimet për PPP

schedule13:37 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 13:37 - 11 Dhjetor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2021. Drejtori i kabinetit në presidencë, Edmond Panariti ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi duke deklaruar se në buxhet nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për qytetarët dhe sistemin shëndetësor, ndërkohë që projeksionet ndërkombëtare paralajmërojnë rritje infeksionesh me COVID-19.

Panariti u shpreh se buxheti nuk ka plan për mbështetjen e biznesit të vogël të prekur nga pasojat ekonomike të pandemisë dhe rikuperimin e vendeve të humbura të punës. Sipas tij për vitin e ardhshëm parashikohet rritje e pagesës përkundrejt PPP, 1/4 më shumë se një vit më parë.

“Në një kohë kur të gjithë projeksionet e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve, në buxhet nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për këto nevoja emergjente. Nuk ka buxhet për trajtim spital ndërkohë që pritet rritja e numrit të pacientëve në spital. Kjo është arsyeja thelbësore për kthimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë aty nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël apo për të përballuar pasojat e pandemisë pasi numri i vendit të punës të humbura përllogaritet në 50 mijë. Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje e pagesës përkundrejt PPP, 1/4 më shumë se një vit më parë. Kjo nuk është e justifikueshme”, tha Panariti./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!