Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC këtë të premte ka folur në lidhje me protestën e dy ditëve të fundit nga qytetarët për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Doda në fjalën e saj është shprehur se dhuna e ushtruar ndaj të rinjve është e papranueshme.
Sipas saj dorëheqja e Lleshajt nuk e justifikon një gjë të tillë ai që duhej të jepte dorëheqje para ministrit është drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
“Është një kryeministër që nuk ka asnjë empati për njerëzit, ai duket të jetë aty për ta dërguar përpara qeverisjen, heqja e Lleshaj kishte ndodhur muaj më parë vetëm u gjet rasti pasi kishte shumë mos marrëveshje, njeriu që duhej të jepte dorëheqje para ministrit është drejtori i policisë. Ne kemi parë se si ai i dhunon njerëzit. Njerëzit që rriheshin dje ishin 12-13 vjeç, ishte një situatë kriminale për mua, ato që dilni si civil dhe merrnin fëmijët është metodë naziste. Ardi Veliu është vrasës njëlloj si Lleshi dhe Rama, me filozofinë që ai ka indoktrinuar në forcat e policisë në përballje me fëmijët të rinjtë dhe qytetarët.
Unë ditën e parë e quajta si një ogur të keq në sensin që dhuna dhe protestat dalin jashtë çdo lloj konjukture siç mund të kujtojmë 97’ në vend në momentin që nuk është një forcë politike që nuk merr vendime situata mund të rrëshkasë nga duart dhe kjo po ndodh vërtet.
Ajo që kam vënë re është se rinia është pjesa më vitale e shoqërisë sepse nuk kanë asgjë se çfarë të humbin, janë një brez që janë rritur nën presion nën frustrim pa siguri dhe që ka përballë një pushtet si ai i rilindjes. Mënyra se si u përpjek të mbuloj ngjarja sjell dhe këtë revoltim, që gjithashtu mbështetet dhe ndikon nga papunësia, arroganca, nga situata e pandemisë, varfëria etj”, është shprehur Doda.
Ndër të tjera nga studio e ABC Doda ka uruar 30 vjetorin e Partisë Demokratike, ku ka theksuar se tashmë pas shumë vitesh sakrifice për të ndërtuar një vend të sigurtë dhe demokratik, po rrënohemi nga një person i vetëm siç është Edi Rama.
“Këtë dhjetor kam preferuar që të mos jem në studio si një dhjetoriste, patjetër që kemi ngecje tona dhe ne duhet të kishim shkuat me tutje me qëllime tona, po mos të harrojmë se ishim në një pluralizëm politik, por kur e shikon dot shikohen disa nga ecuritë e këtyre viteve duke lënë mënjanë kokë fortësinë e një personi, që nuk ndërto kushtetuesen, tërheq zvarrë demokracin dhe që një person i vetëm rrezikon që të kthejë pas të gjithë sistemin.
Historia nuk përsëritet dy herë njëlloj unë besoj se kupa është mbushur prej kohësh dhe ka një urrejtje të madhe në mënyrën se si po e shtyp pushtetin dhe po pasuron një grup njerëzisht, nuk është PS-ja sot në pushtet por është sekti i rilindjes së Edi Ramës”, ka thënë ajo./abcnews.al