I ngritur në këmbë ndërkohë që priste masën e sigurisë. Këto janë pamjet nga gjykata teksa efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj është njohur me masën “arrest me burg” për vrasjen e Klodian Rashës.
Hajdaraj ka shfaqur pendesë për aktin e kryer duke kërkuar përballje me familjarët e viktimës për t’i kërkuar falje. Mbrojtja kërkoi një masë më të butë më sigurie por gjykata vendosi ta lërë pas hekurave efektivin.
Ngjarja ndodhi mesnatën e 8 Dhjetorit në zonën e Laprakës kur Hajdaraj konstatoi se Klodian Rasha kishte shkelur orën policore dhe e thirri për verifikim. Në momentin që ai vrapo efektivi e ndoqi nga pas dhe pas një përballje me të e qëlloi me dy plumba, një një kokë dhe një në shpatull./mv.abcnews.al

