Mjekja nutricioniste në Spitalin Amerikan, Albana Daka shpjegoi ndikimin që kanë zorrët në sistemin tonë nerurologjik. E ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja shpjegoi përballë moderatorit Alban Musa se sa më e shëndetshme të jetë zorra, aq më i lartë do të jetë prodhimi i serotoninës, neutransmetuesit të mirëqenies së trurit.
“Ka disa ndikime që kanë zorrët tek këndvështrimi i mirëmbajtjes së trurit. Së pari truri ka disa hormone apo neurtransmetues që mbajnë mirëqenien e sistemit nervor dhe më kryesori është serotonina. Por në fakt prodhohet 90 përqind në zorrë dhe 10 përqind në trurin në kokë. Sa më vitale dhe e shëndetshme të jetë zorra, aq me nivele të larta të prodhuar të serotoninës kemi në zorrë dhe aq më aktiv është truri.
Që zorra të prodhojë serotoninën duhet të ketë dy komponentë kryesorë: Duhet të ketë popullatën e vet ose flora e zorrës e cila dhe nga këndvështrimi i qelizave është shumëfish më e madhe se qelizat tona trupore dhe ushqimi që i çojmë zorrë, të dyja ndikojnë në shëndetin e zorrës. Nëse kemi këtë popullatë të zorrës që e mirëmbajmë, pra prodhimi i florës së zorrës fillon që në jetën tonë fetale.
Kur ka lindje normale me rrugët genitale, fëmija merr florën që i duhet, kur lind me operacion nuk merr florën që i duhet dhe mikrobet që i gëlltit me lëngjet, prandaj fëmijët që lindin me prerje cesariane apo me operacion kanë dhimbje barku apo problematika më shumë së fëmijët me lindje natyrale. Pastaj flora e zorrës fillon të prodhohet nga organizmi deri në rininë tonë të hershme dhe mirëmbajtja e saj është duke i çuar ushqimin e duhur dhe duke mos marrë terapi të shumta me antibiotikë kur janë të panevojshëm. “, tha Daka.
Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në rritjen e florës bakteriale? “Ka një grup ushqimesh që i çojmë zorrës prebiotikë për mikrobet e mira, si kosi, kefiri apo ushqime të fermentuara kanë prebiotikë që janë ushqim shumë i mirë për mikrobet. Por duhet të sigurohemi që kemi mikrobet pastaj t’i ushqejmë Personave mbi 35-vjeç iu japim florë bakteriale si suplement minimalisht 3 muaj në vit kryesisht gjatë muajvë të ftohtë kur dhe përthithja e zorrës është më e mirë”, u shpreh mjekja. /abcnews.al