Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me tritol në një pallat në Shëngjin, hera e dytë brenda pak ditësh

schedule08:49 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 08:49 - 11 Dhjetor, 2020

Një objekti në ndërtim i është vënë lëndë plasëse pak pas mesnate mbrëmë në Shëngjin. Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 te Rana e Hedhun.

Lënda eksplozive i është vënë objektit  në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Abcnews.al mëson se po të njëjtit objekt i është vendosur tritol edhe rreth, tre javë më parë, më 19 nëntor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë,ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!