Humbi betejën ligjore me ish-gruan, Johnny Depp apelon vendimin

schedule07:50 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 07:50 - 11 Dhjetor, 2020

Johnny Depp ka aplikuar në Gjykatën e Apelit si një përpjekje për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për dhunën e ushtruar ndaj ish gruas, Amber Heard. Ylli i Hollivudit paditi botuesin e “The Sun” për shpifje pasi në një artikull e cilësonte si një dhunues gruaje.

57-vjeçari ndërmori veprim ligjor kundër kompanisë mëmë të gazetës, Neës Group Neëspapers (NGN), mbi artikullin që i referohej disa provave që vërtetonin se ka dhunuar Hrard gjatë marrëdhënies së tyre. Në nëntor, gjykata hodhi poshtë pretendimim se artikulli i gazetës britanike ishte “thelbësisht e vërtetë”.

Johnny Depp applies to Court of Appeal to overturn ruling that he assaulted  ex-wife Amber Heard | UK News | Sky News

Gjykatësi gjithashtu urdhëroi aktorin të bënte një pagesë fillestare prej 630,000 për tarifat ligjore të botuesit të gazetës britanike. Ndërkohë, tashmë Depp ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Apelit. Avokati i tij Jenny Afia, tha se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte “sa i çoroditur aq edhe i çuditshëm”, duke shtuar: “Vendimi është aq i gabuar sa do të ishte qesharake që Z. Depp të mos apelonte këtë vendim.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!