Europol ka zbuluar 25 banda kriminale gjatë bastisjeve që synonin trafikun e paligjshëm të ilaçeve dhe substancave doping, në Holandë.
“Më shumë 660 persona u arrestuan gjatë operacionit në të gjithë Europën dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge me vlerë rreth 73 milionë euro (88 milionë dollarë)”, tha agjencia europiane e patrullimit dhe antikrimit.
Sipas Europol, ata sekuestruan sasi të mëdha të ilaçeve kundër kancerit, pseudoefedrinës, substancave të ndryshme doping (rregullatorë të hormoneve dhe metabolizmit), qetësues të dhimbjeve, antiestrogjene, antiviralë, hipnotikë, antihistaminë dhe anksiolitikë.
Po ashtu gjatë operacionit u mbyllën edhe dhjetë laboratorë klandestinë dhe mbi 450 faqe në internet, që ofronin ilaçe.