Tjetër kryevepër e Jens Hauge. Milani ka në përbërje një talent të madh dhe norvegjezi sapo ka shënuar një tjetër eurogol në Europa League pas atij ndaj Celtic.
Kuqezinjtë janë kualifikuar dhe po përballen në Çeki me Sparta Prague, takim ku trajneri Pioli ka bërë një rotacion masiv. Sfida është zhbllokuar në minutën e 23-të.
GOAL!! Jens Hauge 23′ ⚽️
Sparta Prague 0-1 Milan | #SempreMilanpic.twitter.com/zC9Z3wARvD
— noobfcb (@noob_fcb) December 10, 2020
21-vjeçari viking kreu një driblim dehës në krahun e majtë dhe gjeti rrjetën falë një diagonale të saktë, që i kujton popullit milanist goditjet që dhuron dikur emra si Shevchenko dhe Kaka. /abcnews.al