Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka postuar në faqen e tij në Facebook një moment nga përplasja mes policisë dhe protestuesve dhe dhuna e efektivëve kundër një qytetari përpara selisë së Kryeministrisë, ndërsa akuzon qeverinë.
“Dhuna dhe represioni vazhdon dhe në mes kamerave mu poshtë dritares së Ramës dhe Ruçit! Përgjegjës është Rama ai e drejton policinë dhe drejtuesit e saj. Lleshaj u dorëhoq publikisht që në datë 11 Shtator?! Si mund të dorëhiqet i dorëhequri?! Padrejtësia është bërë normalitet, maskarai është kthyer model, dhuna metodë, pasurimi në kurriz të qytetarëve në dobiçllëk, jeta njerëzore e pavlerë, përgjegjësia para ligjit sipas pasurisë dhe lidhjeve. Maskarallëku që pasi të zhvatin, rrahin dhe vrasin tentojnë me deklarata zyrtare të fajësojnë viktimën është çnjerëzore dhe përbën vepër penale për pengim të drejtësisë, shpërdorim detyre! Duhet drejtësi jo larje duarsh” shkruan ai./ db/Abcnews.al