Nevoja e Milanit për një qendërmbrojtës, një turk mbetet në “pole”

schedule18:19 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 18:19 - 10 Dhjetor, 2020

Një qendërmbrojtës do të jetë një nga goditjet e Milanit në merkaton e verës. Alternativat janë dy: Ozan Kabak i Schalke 04 dhe Mohamed Simakan i Salzburg. I pari është 20 vjeç dhe numëron 6 ndeshje me kombëtaren e Turqisë, teksa të njëjtën moshë ka edhe francezi me origjinë nga Guinea.

Dyshja Maldini-Massara pëlqejnë edhe Matteo Lovaton, por Hellas Verona kërkon 20 milion euro për të lënë të lirë talentin italian, shumë që te Milani nuk kanë aspak ndërmend ta paguajnë.

 

Ozan Kabak

Më shumë gjasa ka të arrihet akordi me Kabak. Turku i ka kërkuar drejtuesve të Schalkes largimin që në merkaton e janarit, por kuqezinjtë duhet të fitojnë konkurrencën me Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!