Flet për ABC banori që gjeti trupat e dy vëllezërve të vrarë në Maliq: Ishin mbuluar, pashë dorën

schedule15:48 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 15:48 - 10 Dhjetor, 2020

Banori i fshatit Zvirinë i cili gjeti të pajetë trupat e dy vëllezërve të vrarë me armë zjarri ka folur ekskluzivisht për ABC duke treguar momentin kur ka konstatuar kufomat. Ai thotë se ka qenë duke ikur rrugës dhe ka parë një dorë ndërkohë që trupat ishin e Andrea dhe Martin Olldashit të mbuluar me dhe. Menjëherë ka njoftuar policinë për ngjarjen.

“I gjeta duke ikur rrugës, Pashë një trup të mbuluar në kanal dhe njoftova policinë. Trupat ishin të mbuluar vetëm një dorë jashtë kishte një person. Sa konstatova se ishte kufomë njoftova policinë”, njofton policia.

Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal në Pogradec të cilët vendosnin gjoba ndaj biznesmenëve. Vëllezërit Olldashi njiheshin si përdorues të lëndëve narkotike dhe janë akuzuar si autorë të disa vjedhjeve.

Burime bëjnë me dije për ABC se nëna e tyre kishte bërë denoncinim për zhdukjen e djemve dy ditë pas zhdukjes së tyre (në datë 9 Dhjetor). Një ditë pas denoncimit të saj vëllezërit nga Pogradeci u gjendën të pajetë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!