Aktorja e njohur, Kerry Washington ka treguar për herë të parë “demokracinë” në familjen e saj.
Kur ka fituar zgjedhjet presidenciale Joe Bideni, thotë ajo, i kanë lejuar fëmijët bashkë me burrin e saj, që për mëngjes, të hanë akullore.
Kjo formë sipas 43-vjeçares, ishte edhe mënyra se si zgjodhën ta festojnë fitoren e tij.
“I lamë fëmijët për herë të parë të hanë akullore për mëngjes, dhe ata thanë “Do të hamë akullore?!”, u shpreh Washington.
Washington bashkë me Nnamdi Asomugha, kanë dy fëmijë. Caleb Kelechi 4-vjeç dhe vajzën Isabelle Amarachi 6 vjet e gjysmë. l.k/abcnews.al