Andrea dhe Martin Olldashi të gjetur pajetë mesditën e sotme në Maliq janë vrarë me nga plumba në kokë. Burime bëjnë me dije për ABC se për ekzekutimin e tyre janë përdorur katër plumba në total.
Ata dyshohet se janë vrarë tre ditë më parë kur edhe janë zhdukur nga banesa e tyre në Pogradec dhe më pas janë hedhur në një kanal vaditës pranë arave bujqësore në fshatin Zvirinë në Maliq.
Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal në Pogradec të cilët vendosnin gjoba ndaj biznesmenëve. Vëllezërit Olldashi njiheshin si përdorues të lëndëve narkotike dhe janë akuzuar si autorë të disa vjedhjeve.
Burime bëjnë me dije për ABC se nëna e tyre kishte bërë denoncnim për zhdukjen e djemve dy ditë pas zhdukjes së tyre (në datë 9 Dhjetor). Një ditë pas denoncimit të saj vëllezërit nga Pogradeci u gjendën të pajetë./mv.abcnews.al