I duhej të fitonte, por nuk e bëri dhe i tha lamtumirë Champions League të këtij edicioni. Interi i Antonio Conte nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola mbrëmë ndaj Shakhtar Donetsk dhe përfundoi e fundit në grupin e saj.
Padyshim trishtim dhe mërzi e madhe te tifozët, që e duan një “kokë turku” pas këtij dështimi të madh. Sipas medieve italiane duket se i zgjedhuri është trajneri Antonio Conte.
Komentet e shumta në rrjetet sociale të tifozëve janë për largimin e tij nga skuadra, teksa hashtagu #ConteOut është rikthyer në modë. Italiani vërteton edhe njëherë se Champions League nuk është kompeticioni i tij i preferuar. /abcnews.al