Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve sot. Përmes një postimi në Facebook, ARRSH bën me dije se në Dardhë gjatë natës ka pasur reshje të lehta dëbore. Ndërkohë rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Në Qafën e Llogarasë ka pasur reshje të lehta dëbore, të cilat janë pastruar menjëherë, ndërsa qarkullimi vazhdon normalisht.
Sipas ARRSH në aksin Bajram Curri- Valbonë ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet normalisht.
Ndërkohë ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën./abcnews.al