Netanyahu: Do të jem i pari qytetar në Izrael që do të bëj vaksinën e COVID-19

schedule11:07 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 11:07 - 10 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se do të jetë qytetari i parë në Izrael që do të marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Netanyahu këtë deklaratë e ka bërë pas mbërritjes së grupit të parë prej 100 mijë dozave të vaksinës ”Pfizer”.

“Kam besim në vaksinën ‘Pfizer’ dhe do të jem i pari që do të vaksinohem, të jem një model për pjesën tjetër”, ka thënë Netanyahu.

Një avion mallrash mbërriti nga Belgjika në aeroportin ndërkombëtar ”Ben Gurion”, në Tel Aviv, me 100 mijë doza në bord.

Izraeli ka një kontratë me prodhuesin amerikan të ilaçeve ”Pfizer” për ta furnizuar atë me vaksinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!