Protestuesit u kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave te drejtoria e Policisë së Tiranës.
Pasi dëmtuan dhe shkatërruan institucionet në bulevard, protestuesit u drejtuan te drejtoria e policisë duke sulmuar godinën me sende të forta dhe gurë, ndërsa më pas u vendosën flakën kazanëve.
https://youtu.be/QQ2GehEC1HU
Policia përdori ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve pranë drejtorisë së policisë.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë me vendosmëri qëndresën deri në vendosjen e drejtësisë dhe largimin e Sandër Lleshajt./ db/Abcnews.al