Vrasja e të riut në Tiranë, nuk është drejtpërdrejt përgjegjësi e policit që qëlloi, por eprorëve të tij. Kështu është shprehur gazetari Ferdinand Dervishi, në një bisede me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC.
Sipas tij, faji qëndron mbi eprorët, pasi ata kanë zgjedhur dhe i kanë dhënë armën e besimin, disa personave që rezultojnë të jenë të pakualifikuar për t’u përballur me të papriturat që të sjell terreni.
“Protesta është e motivuar plotësisht prej faktit sepse kemi të bëjmë me një vrasje që është shumë e dyshimtë të besohet ajo që thotë policia, në kushtet e vetmbrojes. Po t’i futemi hollësisht gjërave, faji është i eprorëve. Një polic vepron në mënyrë të pakualifikau. Ke përzjedhur, i ke dhënë pistoletën, besimin një polici i cili të rezulton i pakualifikuar. Këtu nuk është faji i policit, por i eprorëve të tij.”
Dervishi thekson po ashtu, se policët që u ndeshën me Klodian Rashën në orët e para të së martës, kishin dalë për të kontrolluar nëse po respektohej një akt administrativ, dhe jo për t’u përballur me një ngjarje kriminale.
Të ruash një qytetar, të mos e vrasësh, është një akt shumë i madh. Ata policë, atë natë, ishin për të zbatur një akt administrativ. Kur janë instruktuar, këta njerëz janë nisur për t’iu përgjigjur një mase administrative, nuk po ndiqnin një ngjarje kriminale. Kjo është ajo që rëndon mbi policinë e zinxhirin drejtues, që kanë nxjerrë në terren të përballet në cdo lloj personi, një polic i pastërvitur.”
Po ashtu, gazetari u shpreh se protestën e sotme nga shoqëria civile e përshëndet, por theksoi se distancohet nga aktet e dhunës. s.b/abcnews.al/