Protesta zhvendoset te Kryeministria: Drejtësi për vrasjen e Klodianit

schedule17:32 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:32 - 9 Dhjetor, 2020

Protestuesit janë zhvendosur nga ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë me thirrjet për drejtësi dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

Grumbull, distancim dhe pa maska, ashtu si në rastin e protestës për shembjen e teatrit, qytetarët në shkallët e selisë së qeverisë deklarojnë se rezistenca do të vijojë.

Protesta është organizuar në rrjetet sociale, ndërsa iu bashkuan shumë qytetarë, mes të cilave edhe aleanca për mbrojtjen e teatrit, por edhe emra të njohur si këngëtari Arkimed Lushaj. Të plagosur nga protesta janë një efektiv, një gazetar dhe një qytetar.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Ata deklarojnë se rezistenca do të vijojë derisa të vendoset drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv ditën e djeshme./ db/Abcnews.al