Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, lëndohet Stresi

schedule17:09 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:09 - 9 Dhjetor, 2020

Në protestën që po bëhet përpara ministrisë së Brendshme është i pranishëm edhe reperi Stresi. Ndërsa situata tashmë është përshkallëzuar, mësohet se Stresi ka marrë disa lëndime.

Për momentin turma ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përplasje mes protestueseve dhe forcave të policisë. Protestuesit janë përpjekur të futen në ambientet e ministrisë ndërsa kanë thyer edhe xhama të dritareve. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrir Sandër Lleshaj ndërsa thërrasin emrin e 25-vjeçarit Klodian Rasha që u vra nga efektivi i policisë pak pas mesnate, të martën.

Një përfaqësues i medias dhe një punonjës policie janë lënduar si pasojë e trazirave. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!