PËRGJIMI/ Shullazi vëzhgonte familjarët e Vajdin Lamajt pas vrasjes: Hajde se nuk bëhen me një xhiro këto punë

schedule15:02 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 15:02 - 9 Dhjetor, 2020

Në dosjen e SPAK mbi hetimin e vrasjes së Vajdin Lamajt, 15 vite pas ngjarjes, thuhet se një rrethanë tjetër që i bën bindëse deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi janë informacionet policore, të cilat kanë referuar si një ndër autorët e ngjarjes Emiljano Shullazin. Në dosje përmendet ngjarja e ndodhur disa muaj pas vrasjes në një lokal pranë banesës së tij ku disa persona kanë tentuar t’i vënë flakët duke djegur me benzinë.

Ndërsa më pas Emiljano Shullazi ka folur në telefon me një person duke thënë se ka dalë xhiro pranë banesës së Lamajve, dhe nuk i ka zënë syri as nipin dhe as vëllanë e tij.

Çfarë thuhet në dosje

Rrethanë tjetër që bën bindëse deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, janë edhe informacionet policore të cilat kanë referuar si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin Emiljano Shullazin. Shkresa datë 9 nëntor 2005 e drejtorisë së Policisë së Tiranës ndër të tjera njofton se nisur nga disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në familjen Lamaj të paraqitura më poshtë:

Në datë 15 Tetor 2004, rreth orës 23:15 në vendin e quajtur L.10 Rr. “Luigj Gurakuqi” tek shkallët e televizionit Arbëria, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin me armë zjarrin automatik shtetasin Vajdin Lamaj, Xh. Ngj. dhe A.Ç. ku kanë ngelur të plagosur shtetasit Vajdin Lamaj dhe Xh. Ngj.

Në datë 27 Shkurt 2005 rreth orës 24:00 në lagjen Dervish Hima në Kullën Pallati nr. 3 mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” në kohën që shtetasi Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi kanë qenë duke u ngjitur me ashensor për në banesë në katin e pestë, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse i vendosur në ashensor dhe për pasojë janë vrarë këta shtetas.

Në datë 1 Tetor 2005 në ora 02:30 në një lokal në këtë zonë katër persona të paidentifikuar të armatosur dhe pjesërisht të maskuar lëvizin me një automjet, dy nga këta persona kanë marrë me vete dy bidona të mbushur me lëndë djegëse dhe futen në lokal duke hedhur lëndën djegëse me qëllim për ta djegur.

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura rezulton që të jetë si një ndër autorët e dyshuar edhe Emiljano Shullazi. Në kuadër të këtyre dyshimeve, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka informuar se nga përgjiimi i numrit të P.H. është zhvilluar një bisedë me një numër që dyshohej se përdorej nga Emiljano Shullazi. Ai thotë se ka dalë nga kolonat për të parë për vëllanë dhe nipin e Vajdin Lamajt por nuk i ka zënë syri asnjërin.

A: Me një të dalme nuk ashtu ato, por hajde, nejse, nejse

B: Hajde para…

/mv.abcnews.al