Këngëtari Justin Bieber ka ndarë një lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.
Përmes një postimi, ai ka treguar se do të mbajë një koncert pas tre vitesh mungesë me rastin e ndërrimit të viteve.
View this post on Instagram
Për shkak të pandemisë Covid-19 koncerti i tij live do të mbahet livestream, ndërsa ky lajm ka gëzuar fansat e këngëtarit në mbarë botën.
Kujtojmë që hera e fundit kur Justin performoi në një koncert live ishte kur përfundoi turneun e tij botëror, nga marsi 2016 deri në korrik 2017. l.k/abcnews.al