Me vetëm dy foto, Fatma tregon se si ka ndryshuar jeta e saj pasi është bërë nënë

schedule18:50 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 18:50 - 8 Dhjetor, 2020

Moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani u bënë prindër rreth 11 muaj më parë. Fatma solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Gjatë këtyre muajve ata kanë treguar përmes postimeve në rrjetet sociale, se jeta e tyre ka ndryshuar.

Ditën e sotme, moderatorja ka postuar një foto ku shihet teksa pozon në një restorant duke shkruar : “Para”.

Dhe më pas ka postuar një tjetër foto nga i njëjti vend por këtë herë pjesë e fotos është edhe Noah, i cili shihet tek merr një pjatë dhe Fatma që mundohet ta ndalojë.

“Pas” ka shkruar ajo plot humor.

Kujtojmë që shumë shpejt do të kemi një libër me receta gatimi për fëmijë nga çifti. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!