Komisioni i Displinës ka nxjerrë sot të gjitha vendimet mbi çështjet e javës që lamë pas. Asnjë dënim nga Superiorja, por “nami” te futbolli i moshave. Nuk ka shpëtuar pa u dënuar as klubi i sapoformuar i Tiranës për Femra, që nuk ka siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe është gjobitur me 2 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë një nga lojtaret bardheblu, Anisa Kotarja është dënuar me 9 ndeshje pezullim nga aktivitetet e FSHF. Rëndë e ka pësuar zyrtari i Erzenit, Luiz Cullhaj, që është përjashtuar përjetë për shkak të sjelljes aspak korrekte ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
VENDIMET – 1. Zyrtari i Flamurtari FC, Ardian Ciruna, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Erzeni, Luiz Cullhaj, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke përdorur gjuhë ofenduese dhe shkelur parimet e fair-play dhe për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/a, 48/2/a, dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U17, Andrea Saraçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Teuta U17, Geri Kurti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli U13, Dejvi Simoni, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Brians U13, Gjergj Filipi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtar të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FK Kukësi U17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Bylis U17, Renato Beqaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Labëria FC U17, Alvaro Haxhi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FK Kukësi U19, Kristi Hallkokondi, për goditje me bërryl ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria U19, Trojan Shala, për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Sopoti U19, Kosta Belba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- A.F Bajrami, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U19 kundër Shkendija B, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Lojtari i FK Egnatia U19, Alesio Petriti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Tirana AS Femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 63/1/c, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë). Në zbatim të nenit 116/1/d gjoba aplikohet në masën 5%.
- Lojtarja e Tirana AS – Femra, Anisa Kotarja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Klosi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorinë së Dytë kundër KF Shkumbini, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Lojtari i FK Këlcyra, Fredi Kamberaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Juventus Akademi U17, Klejdi Dhima, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Sopoti U19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U19 kundër Durrësi 04, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Revokimin e pikës 11 të vendimit nr. 6 datë 02.12.2020 të Komisionit të Disiplinës, me të cilin është vendosur:
“Lojtari i KF Vllaznia U15, Rijad Fangaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”.
- Lojtari i KF Vllaznia U15, Redis Uruci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Labëria FC, për aktivizimin e dy lojtarëve të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U17 kundër KF Bylis, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Oriku U19, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U19 Grupi C, kundër Labëria FC, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vora, Segerso Geci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Pranimin e kërkesës së KF Skënderbeu U19, në lidhje me lojtarin Kostika Beçka, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri. /abcnews.al