“Mrekullia” Abazoviç, qeveria e re malazeze bën skandal me Kosovën

schedule16:24 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 16:24 - 8 Dhjetor, 2020

Mediat e Malit të Zi po e cilësojnë si një skandal faktin që ministrja e re e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boronoviç Bojoviç, në një dokument me masat anti-COVID i është referuar Republikës së Kosovës me fusnotë, pavarësisht se Podgorica zyrtare e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dokument i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi.

Në njoftimet e mëhershme gjatë qeverisjes së Milo Gjukanoviçit në dokumentacionet zyrtare, në asnjë rast autoritetet malazeze nuk i janë referuar Kosovës me fusnotë.

Qeveria e re e Malit të Zi drejtohet nga Zdravko Krivokapiç, derisa zv.kryeministër është shqiptari Dritan Abazoviç, i cili ishte vendimtar në rrëzimin e Gjukanoviçit nga pushteti.

Abazoviç ishte zotuar se pozicioni i Podgoricës zyrtare karshi Kosovës nuk do të ndryshonte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!