Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, Antonio Cassano, është rikthyer të flasë për situatën e Lionel Messit. Gjatë bisedës së përjavshme në emisionin në “Twitter” të Bobo Vierit, ata kanë folur për tema të ndryshme, ku nuk mungoi dhe një pyetje nga argjentinasi për të ardhmen e kapitenit të Barcelonës.
“Messi mund të shkojë tek Manchester City apo PSG? Për të bërë çfarë? Meqenëse Laporta do të fitojë zgjedhjet, ata duhet të shesin lojtarë si Griezmann, Dembele apo dhe Coutinho”, deklaron italiani.
“Me të ardhurat nga këto lojtarë ato duhet të blejnë dy lojtarë të nivelit të lartë për të provuar fillimin e një cikli të ri. Unë nuk mund ta shikoj Messin larg Barcelonës”, përfundon Cassano, i cili shkakton gjithmonë polemika në Itali me deklaratat e tij të bujshme. /abcnews.al