Shkaktoi aksidentin në Kamëz, jepet masat e sigurisë për 19-vjeçaren

schedule14:18 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 14:18 - 8 Dhjetor, 2020

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 19-vjeçaren Denisa Dokun, e cila shkaktoi aksidentin, ku mbeti e vdekur Alida Spahiu që ndodhej pasagjere në mjetin e saj.

Abcnews.al mëso se Dokut i është dhënë masa e sigurisë në spital, pasi po trajtohet për plagët e marra gjatë përplasjes.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën Demokracia në Kamëz, ku 22-vjeçarja pasagjere humbi jetën si pasojë e përplasjes së Smartit me një mjet tip Benz. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!