“Lukaku ka dy merlucë në vend të këmbëve, te Milani dridhen para Maldinit”

schedule13:38 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 13:38 - 8 Dhjetor, 2020

Antonio Cassano rikthehet të flasë. Sigurisht ai vijon të bëjë zhurmë dhe e bën sërish në bisedën e tij me Bobo Vierin. Ish-sulmuesi kapet me Romelu Lukakun, i cili edhe pse ka shënuar 12 gola në 13 ndeshje me Interin, që nuk e bind italianin. Cassano madje e tepron me atë që deklaron.

“Firmino është më i fortë se Lukaku dhe është 26 vjeç, për të mos folur më pas për Aguero. Lukaku ka dy merlucë në vend të këmbëve. Është kafshe fizikisht, mjafton t’i hedhësh topin përpara. Nuk do jetë kurrë kampion i rafinuar. Nëse ul masën fizike nuk do luajë dot më, ndaj vuajti edhe në Angli”, shprehet barezi, i cili ma pas flet edhe për Milanin.

“Pres në çdo moment që ata të humbasin një ndeshje dhe të shoh si do të reagojnë. Deri tani unë vendos Interin, Juventusin dhe Napolin para tyre. Kështu që ata do të luftojnë për vendin e katërt. Nëse ata janë aty akoma edhe pas 10 javësh, do të jem i pari që do të pranoj se kam gabuar.

Mrekullia më e madhe që ka bërë Gazidis është mbajtja e Paolo Maldinit, i cili po bën diçka të jashtëzakonshme. Kur lojtarët shkojnë të flasin me të, ata kanë frikë dhe respekt. Po flasim për një legjendë, për një mit. Ndoshta ai flet pak, por ti e dëgjon. Edhe për Hauge duhet të urojmë Maldinin, pasi e pa të luante dhe të nesërmen e mori në ekip”, ka deklaruar Cassano.  /abcnews.al