Francezi lë një pjesë të pasurisë për macet e muzeut të Hermitazhit

schedule12:52 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 12:52 - 8 Dhjetor, 2020

Një filantrop francez iu ka lënë trashëgimi një pjesë të pasurisë së tij, një tufë macesh që jetojnë në bodrumin e Muzeut Shtetëror të Hermitazhit në Rusi. Rreth 50 mace qëndrojnë në muzeun e famshëm të Shën Petersburg, që ka rreth 3 milionë vepra arti, objekte dhe skulptura.

Ky vend ka qenë shtëpia e maceve që nga koha e Perandoreshës Elizabeth, e cila mbretërori nga 1741 në 1761. Drejtori i përgjithshëm i muzeut, Mikhail Piotrovsky tha se filantropi që nuk ka dashur të identifikohet, i donte kaq shumë kafshët saqë iu la atyre një “shumë të vogël” nga testamenti i tij, sipas CNN.

Macet jetojnë në bodrumin e muzeut.

Miku ynë francez bëri një gjë shumë të mirë, kjo është marrëdhënie e shkëlqyer si për macet ashtu edhe për bamirësinë. Shuma nuk është e madhe por është e rëndësishme kur personi shkruan një testament, kur avokatët francezë na kontaktojnë dhe nuk është një proces i thjeshtë por gjithçka është shumë interesante, apo jo? Një gjest kaq i bukur që erdhi nga Franca,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!