Shoqja humbi jetën, Doku poston videon në TikTok, psikologia: Simptomë që s’po e përjeton mirë realitetin

schedule08:14 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 08:14 - 8 Dhjetor, 2020

Aksidenti i një makine tip “Smart” që ndodhi pak ditë më parë në Kamëz, ku udhëtonin dy vajza rezultoi fatale për njërën prej tyre. Mjeti i drejtuar nga Deni Doku u përplas me një automjet tip Mercedes dhe për pasojë ndërroi jetë jetë 22-vjeçarja Alida Spahiu.

Doku ka publikuar në rrjetin sociale TikTok një video pas aksidentit, ku shfaqet e përlotur për mikeshën e saj, një veprim që shkaktoi reagime të shumta. Lidhur me këtë ka folur dhe psikologia Almeida Xhaferri. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc-ja e mëngjesit”, psikologia u shpreh se mënyra se si vajza në fjalë e shfaq dhimbjen e saj nuk është e shëndetshme.

Në gjykimin tim është një simptomë që njeriu nuk po e përjeton mirë realitetin e tij. priremi t’i shmangemi realitetit kur nuk ndihemi mirë, kemi një lloj vetmie që nuk e përmbush askush në përditshmëri, kur nuk kemi miq real dhe konkret dhe bëjnë një lloj katarsesi.  Mënyra ndoshta sesi personi po e shfaq dhimbjen e saj ndoshta nuk është fort e shëndetshme apo fort të ngjashme me normalitetin që jemi mësuar.

Por dhe kur ka shprehje të tilla tregon që po përballet me një situatë të vështirë që nuk po di ta menaxhojë në mënyrë të shëndetshme dhe kërkon një lloj ndërhyrjeje qoftë për të përpunuar traumën, qoftë aksidenti në vetvete dhe ndjenjat e fajit që mund të kesh qenë shkaktar për humbjen e një jete kaq të re. “, u shpreh psikologia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!