Nesër është data 8 dhjetor, që përkujton protestën e studentëve të Dhjetorit ’90 që rrëzoi komunizmin, por cfarë ndodhi vitet më pas?
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në “ABC” të drejtuar nga Endri Xhafo, Neritan Ceka, që ka mbajtur disa poste të rëndësishme ka një peng. Ai tregon gabimin që u bë me ligjin 7501, ndarjen e tokës.
“Do ta them historinë e 7501. Gabimi jonë i madh ishte që zgjodhëm variantin më të keq, ne të bënim të kundërtën e PS-së. Ata thanë që të bëhet ndarja e tokës, por të jepet në përdorim.
Ne me Pashkon në krye që ishte kishte edhe teoritë e aventurës për çekun e bardhë dhe investimet e huaja, ngulëm këmbë që kjo të bëhej në pronësi të përhershme. Po të ishte dhënë në përdorim” tha ai.
Në qendër të bisedës ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por përse ka dy Berishë, Berisha president dhe Berisha kryeministër? Besnik Mustafaj e shpjegon në këtë mënyrë.
“Unë besoj se Berisha nxori shumë mësime nga koha që ishte president, kur u bë kryeministër ishte shumë më realist dhe institucional. Pati kohë që të analizonte edhe defektet e veta.
Modernizimi i Shqipërisë fillon me Berishën. Të gjitha arritjet që ka Shqipëria në integrimin ndërkombëtar. Në 2005 Berisha bëri një gjë të mirë që nuk e quajti “viti zero” vazhdoi proceset reformuese” tha ai./ db/Abcnews.al