30 vite nga rrëzimi i komunizmit, ku jemi? Bylykbashi në “ABC”: Dështuam të gjithë

schedule21:19 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 21:19 - 7 Dhjetor, 2020

Nesër është data 8 dhjetor, Dita e Rinisë në Shqipëri, që është vendosur në nderim të gjithë studentëve të dhjetorit ‘90 të cilët përmbysën regjimin komunist. Po ku jemi tani, 30 vite më pas? Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se politika shqiptare, majtas dhe djathtas, pa përjashtim ka dështuar.

Lexo edhe: Një këshillë për Bashën dhe një dilemë për Ramën, Bylykbashi: Si po i manipulon PS-ja emigrantët

Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundës. Ka edhe një gjë që duhet thënë, e them këtë si politikan në titull personal.

 Ne nesër kemi përvjetor shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e lëvizjes studentore, është turpi i madh që 30 vite më pas Shqipëria është përsëri këtu dhe na duhet përsëri që në vend që të shohim nevojën për një kompetitivet normal politik duhet përsëri të bashkohemi në një front të madh për të rrëzuar një regjim autokrat. 

Ky është problem i madh, si ka mundësi që politika shqiptare, të gjithë pa përjashtim, kemi ardhur dalëngadalë, kemi dështuar rrugës që në 30 vite Shqipëria të mos ishte vend i BE-së. 30 vite më pas është një njollë e madhe për ne dhe duhet të reagojmë të gjithë” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!