“Shqipëria nuk ka përse të jetë e varfër”. Kështu u shpreh ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një intervistë për ‘’Marshall Center Voices’’. E ndërsa ka përsëritur prioritetet në Shqipëri, ambasadorja tha se kyçi është demokracia, aty fillon gjithçka.
“S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive. Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë.
Biznesi do një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje. Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-law’’.
Dhe e rëndësishmja për gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra” tha ajo./ db/Abcnews.al