Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të dënuar me 60 orë punë në komunitet të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, ka reaguar Partia Demokratike. Kjo e fundit nëpërmjet një njoftimi për shtyp vlerëson se vendimi i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin. Pergjegjese per kete vendim PD-ja ben dhe Kryeprokuroren e Perkohshme Arta Marku, e cila sipas selise blu, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore, prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e çojë në burg.
Sipas Partisë Demokratike vendimi i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin. /abcnews.al