Koeman: Turp të humbim lojtarë prej dëmtimeve, duam vendin e parë

schedule13:16 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 13:16 - 7 Dhjetor, 2020

Barcelona luan nesër ndeshjen e fundit të grupit të saj në Champions League dhe sfidon Juventusin për garën për vendin e parë. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp doli trajneri Ronald Koeman. Holandezi qan dëmtimet e shumta dhe flet për duelin Messi-Ronaldo.

JUVENTUS – “Qëllimi ynë në çdo ndeshje është të përpiqemi të fitojmë, të luajmë mirë dhe të përfundojmë të parët në grupin tonë. Kemi një epërsi prej tre pikësh, fituam 2-0 në ndeshjen e parë dhe kemi një shans të mirë për të fituar grupin.”

DËMTIMI I DEMBELE – “Është turp të humbasësh një lojtar tjetër prej dëmtimit. Ishte kthyer prapa të gjithëve dhe nuk ishte në një hap me të tjerët, por ishte përmirësuar shumë fizikisht. Ka një të kaluar të vështirë me dëmtimet dhe tani ai duhet të mendojë për t’u rikuperuar.

Nuk i kuptoj të gjithë këto dëmtime dhe koha nuk na ndihmon. Nëse luani të martën në Champions League duhet të mendoni për La Liga në fundjavë”.

 

CADIZ – “Duhet të vlerësojmë dhe të studiojmë këtë humbje. Kjo ishte shumë ndryshe nga ajo ndaj Atletico. Duhet të studiojmë sesi ata na shënojnë dhe na mbyllen.

Lojtarët e dinë që duhet të përmirësohen, sigurisht që nuk mund të përmirësohen shumë sepse nuk kemi shumë kohë për t’u stërvitur. Kemi nevojë për më shumë ekuilibër, bëjmë gabime individuale që na kushtojnë shumë shumë”.

PEDRI – “Pedri është lojtari që ka marrë pjesë në më shumë ndeshje. Pozicioni i tij? Ai mund të luajë në pozicione të ndryshme sipas nevojave tona dhe sipas kundërshtarit. Ai mund të na japë shumë gjëra, mbi të gjitha është lojtar i zgjuar”.

MUNGESAT – “Ne kemi mungesë lojtarësh, lojtarë të rëndësishëm si Ansu dhe Dembele, të cilët mund të luajnë në thellësi. Do të duhet të kërkoj zgjidhje sa i përket çështjeve teknike dhe taktike, por edhe sa i përket freskisë. Nesër do të shohim, në seancën e fundit stërvitore ”

 

Ronald Koeman kur luante për Barcelonën

COUTINHO – “Unë mendoj se Philippe (Coutinho) preferon të luajë në qendër, por si anësor ai ka liri totale për të lëvizur. Mendoj se në skuadrën tonë shumica duan të luajnë në qendër, por kemi nevojë për ekuilibër”.

QETËSIA – “Nuk më pëlqen të bërtas gjatë ndeshjes. Edhe si lojtar nuk më pëlqente të kisha një trajner të tillë”.

MESSI – “Unë mendoj se Leo është shumë i rëndësishëm në lojën tonë. Shumë aksione vijnë nga këmbët e tij. Në këtë drejtim mendoj se ndonjëherë është shumë e lehtë ta fajësosh atë , por unë nuk pashë që ai bëri gabime në mbrojtje.”

Messi përballë Ronaldos? Është diçka fantastike të shijosh këta lojtarë, janë në nivelin më të lartë në botë. Më të mirët e 10-15 viteve të fundit. Suksesi i tyre është i pabesueshëm, unë duhet t’i komplimentoj të dy lojtarët sepse ata janë të ndryshëm, por të dy të pabesueshëm. Është e vështirë të them se kush është më i miri, nesër do të argëtohemi”, u shpreh Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!