Anthony Joshua më 12 dhjetor do të luftojë për të mbrojtur titujt e tij kampion bote ndaj Kubrat Pulev në një mbrëmje të zjarrtë në Londër.
Së fundmi mësohet se pjesë e këtij spektakli do të jetë edhe një kampion nga trojet shqiptare. Florian Marku do të zhvillojë një ndeshje ndaj Alex Fearon në praninë e rreth 1 mijë tifozëve. Lajmin e bën të ditur vetë boksieri nga Lushnja përmes një postimi në rrjetet sociale.
POSTIMI – “12 December. Përshëndetje ndjekesit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë në ndeshjen Joshua vs Pulev si undercard. Lufta ime do të jetë drejtpërdrejt në Skysports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit këtij viti.
Dua të falënderoj ekipin tim të menaxhimit Sjamboxing dhe gjithashtu Anthony joshua dhe Eddie Hearn, që më lejuan të bëhesha pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Nuk do ju zhgënjej të gjithëve… AlbanianKing is coming. /abcnews.al