Kaktusi i “djallit” që po u shkakton shumë dhimbje elefantëve në Afrikë

schedule13:05 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 13:05 - 7 Dhjetor, 2020

Kaktusi i “Djallit” është një bimë invazive që po rritet vrullshëm në kullotat e pasura me kafshë të egra në Kenia.

Sipas CNN, emri i vërtetë i saj është  Opuntia dhe ky lloj kaktusi përhapet në jetën e egër duke ngrënë frutat e saj dhe duke shpërndarë farat, gjithashtu çdo pjesë e tij që shkëputet e dëmtuar, mund të zërë rrënjë dhe të rritet si një bimë e re.

Elefantët mund të ushqehen me frutat e këtij kaktusi por njëkohësisht mund të gllabërojnë edhe gjemba të mprehtë që ngulen në gojën e tyre, në stomak dhe në zorrë duke shkaktuar kështu plagë të dhimbshme.

Përhapja e pamëshirshme e kësaj lloj bime në afërsi të vendbanimeve njerëzore ka shkaktuar edhe një rritje të konfliktit njeri-elefant.

Vendasit kanë zhvilluar një luftë të vazhdueshme për ta kontrolluar përhapjen e kësaj bime por me sukses të kufizuar. Prerja mekanike e tyre rrezikon që pjesët e dëmtuara të shkëputen dhe të rrisin një bimë të re.

Opuntia është një bimë shumë ë vështirë për t’u menaxhuar pasi gjembat e saj dëmtojnë si kafshët e egra edhe njeriun.

Kjo bimë ka “pushtuar” thuajse 500 km2 të shtetit të Laikipia-s.  Në shumë zona përhapja e saj është aq e dendur sa po bëhen të paarritshme nga njeriu ose automjetet.

Biokontrolli mendohet të jetë zgjidhja për menaxhimin e ketij fenomeni. Kjo përfshin lëshimin në natyrë të insekteve që ushqehen më këtë lloj kaktusi dhe duke sjellë si rezultat zhdukjen përfundimtarë të saj.

Dronët po përdoren për të vëzhguar përhapjen e kësaj bime dhe suksesin e përpjekjeve të biokontrollit./abcnews.al